Sabedin Ejupi

Portrete & Karikaturа
  1. Për

    Mirësevini

    Mirësevini në web-faqen e Sabedin Ejupit. Shikoni përzgjedhjen e portreteve dhe karikaturave nga krijimtaria e tij e pasur artistike.

    Katalog

    INTRO
  2. Biografi

    Sabedin Ejupi - Saigon

      U lind më 29 korrik 1956 në Patishka Rekë të Shkupit. Që në periudhën e arsimit fillor dhe të mesëm, dallohej me talentin e tij për muzikë, por sidomos me talentin për art pamor. Qysh atëherë, zbulon pasionin për të bërë portrete dhe karikatura.

      Karrierën pothuajse tridhjetëvjeçare ndërkombëtare si karikaturist dhe pikturues portretesh e filloi duke punuar në vitin 1984 në Korçulë, Kroaci. Vitin e ardhshëm e kalon duke punuar në Portorozh, Slloveni. Që nga viti 1987 e deri në 1990 punon aktivisht në Poreç, Kroaci, ku i përkushtohet bërjes së portreteve. Në vitin 1991, puna e shpie në ishullin grek Skiatos, pastaj në Bodrum, Turqi, e më vonë, në të njëjtin vit, shkon në Kopenhagë, Danimarkë. Në vitin 1992 punon në ishujt grekë Paros dhe Kos, si dhe në Turqi, në Antali, Çesme dhe Alania. Vitin tjetër, punën e vazhdon në Qipron Veriore. Në vitin 1994 shkurtimisht u kthye në Poreç, Kroaci, kurse që nga viti i ardhshëm 1995 e deri në vitin 2007, punon aktivisht në qytezën turistike bregdetare Riçone në Itali. Në vitin punon 2008 dhe 2009 në Ohër, Maqedoni, kurse dy verat e ardhshme i kaloi duke punuar në Sarandë, Shqipëri.

      Në nëntor të vitit 2008, si mirënjohje për veprimtarinë e tij shumëvjeçare, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës të R.M dhe Shoqatës së Artistëve të R.M "Art Vizion", u organizua ekspozitën e tij e parë solo e karikaturave në Qendrën Kulturore “Toçka”.

      Në gusht të vitit 2011, në Sarandë, në iniciativë të prefektit të komunës, Stefan Çipa organizoi një ekspozitë të përbashkët me piktorët Sami Ametaj dhe Gjergji Rodha. Ekspozita me titull "Përjetime në Sarandë" ishin ekspozuar peisazhet e qytetit, por edhe portrete dhe karikatura të figurave të shquara me origjinë sarandite ose me rëndësi për zhvillimin historik të kësaj komune.

      Karikaturat atraktive te Saigonit, për disa vite me radhë, lexuesit mund t’i shohin në gazetën e përditshme "Dnevnik".

      Në vitin 2006 ai hapi mini – atelienë e tij në Qendrën tregtare Ramstor në Shkup, e cila punon edhe sot. Atje shpeshherë mund të takohet Saigoni, duke jetuar pasionin e tij.
  3. Karikaturа

    Bardh e zi

    Me ngjyra

  4. Portrete

    Bardh e zi

    Me ngjyra

  5. Kontakt

    Kontakt

    Vallë doni të jeni në ndonjë prej veprave të shkëlqyeshme të Sabedin Ejupit?
    Doni të dhuroni diçka interesante, origjinale me vlera të përjetshme?
    Mos u hamendni ta kontaktoni Sabedin Ejupin përmes:

    Emër

    E-posta *

    Mesazhë *

    Do not fill out this field


    telephone +389 75 797841
    email pittoresaigon@yahoo.com